Danimarka shtrëngon masat për frenimin e variantit të virusit britanik

06/01/2021 07:41

Qeveria e Danimarkës njoftoi sot se do të kufizojë numrin e personave të lejuar në grumbullime dhe do të rekomandojë anulimin e takimeve private, me qëllimn frenimn e pandemisë së COVID-19.

“Një zhvillim i ri dhe shqetësues në pandemi na ka goditur, mutacioni britanik i COVID-19, që është një variant veçanërisht ngjitës”, tha kryeministrja Mette Frederiksen. “Qeveria u bën thirrje banorëve të mos takojnë më shumë se pesë persona jashtë shtëpisë së tyre dhe, kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia”, shtoi ajo.

Kufiri prej pesë personash, nga 10, do të hyjë në fuqi nga e mërkura dhe do të zgjasë, fillimisht, deri më 17 janar. Danimarka po përjeton një rritje të rasteve të lidhura me variantin e ri të COVID-19, dukshëm më i transmetueshëm, që fillimisht u shfaq në Britaninë e Madhe.

Top Channel