Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 69 pacientë të infektuar me COVID-19.
Nga spitali tregojnë se 2 pacientë janë në respirator, ndërsa 47 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Kurse 11 pacientë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“69 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në respirator(CPAP), 47 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 217 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga kët, 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
Top Channel