Zgjerohet harta! Varianti i ri i COVID-19 zbulohet edhe në Iran

05/01/2021 13:33

Edhe në Iran është zbuluar lloji i ri më ngjitës i koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministri i Shëndetësisë i Iranit, Saeed Namaki, në një deklaratë për televizionin shtetëror, njoftoi se te një shtetas iranian që ka bërë hyrje në vend nga Britania e Madhe, është hasur varianti i COVID-19.

Namaki njoftoi se pacienti është i karantinuar në spital dhe se gjendja është e qëndrueshme.

Irani, pasi ishte zbuluar varianti i ri i koronavirusit në Britani, më 21 dhjetor kishte pezulluar fluturimet me këtë vend për një kohëzgjatje prej 2 javësh. Ndalesa ishte zgjatur deri më 19 janar të dielën e kaluar.

Top Channel