Një bombol gazi shpërtheu në një restorant në Ferizaj duke lënë të plagosur disa persona.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “The Village”, nga ku mësohet se 4 persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajit, Jeton Zeqiri, në një përgjigje për Top Channel ka treguar se kanë pranuar 32 pacientë, që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e shpërthimit.
“24 prej tyre janë hospitalizuar. 8 prej tyre kanë marrë djegie të shkallës së lartë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 4 janë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme”.
Siç mund ta shihni edhe në video, shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale.
Top Channel