“Ringjallet” Tanya Roberts, agjenti e deklaroi gabimisht të vdekur!

05/01/2021 12:35

Aktorja amerikane Tanya Roberts, e njohur për rolet e saj në filmat Bond dhe sezonin përfundimtar të Charlie’s Angels, është ende gjallë – tha përfaqësuesi i saj për BBC.

Gabimisht, një ditë më parë, u tha se ajo ishte ndarë nga jeta. Por Mike Pingel, tha se ajo është në gjendje kritike në një spital në Los Angeles. Roberts, 65 vjec, u shfaq bashkë me sir Roger Moore në filmin e tij të fundit Bond. Ajo pësoi një kolaps ndërsa po shëtiste qentë e saj më 24 dhjetor dhe u shtrua në spital. Pingel tha për mediat se ai gabimisht kishte njoftuar vdekjen e Roberts, bazuar në informacionet që kishte marrë nga partneri i saj. Por një telefonatë nga spitali konfirmoi se ajo ishte ende gjallë. Ajo sidoqoftë mbetet në kujdes intensiv, në gjendje kritike.

Njoftimi i mëhershëm për vdekjen e Roberts u prit me nderime nga fansa dhe ish kolegë. E lindur si Victoria Leigh Blum, në 1955, Roberts u rrit në Nju Jork para se të zhvendosej në Hollivud në 1977. Kthesa e madhe në karrierë erdhi kur ajo zëvendësoi Shelly Hack në Charlie’s Angels, duke iu bashkuar Jaclyn Smith dhe Cheryl Ladd, si “engjëlli” i tretë, Julie.

Top Channel