Palestinezi paralizohet pasi qëllohet në qafë nga ushtarët izraelitë (pamje te rënda)

05/01/2021 18:43

Një djalë palestinez ka pësuar paralizë pasi u qëllua në qafë nga ushtarët izraelitë gjatë një konfrontimi ne zonat e pushtuara të bregut Perëndimor, njoftonte ministria palestineze e shëndetësisë.

24 vjeçari Haron Abu Aram u qëllua të premten në fshatin Al-Tuwanah, në jug të Hebron (Al-Khalil), teksa tentonte të ndalonte ushtarët të merrnin gjeneratorin e tij, tha agjencia e lajmeve Wafa.

Aram u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin e Yatta para se të transferohej në spitalin e Hebron,.

Në video, Abu Aram, i cili shihet i zbathur, goditet nga ushtarët disa herë në kokë bashkë me tre palestinezë të tjerë, para se të dëgjohet e shtëna e armës, kur dhe kamera kthehet nga trupi i tij pa ndjenja.

Grupimi izraelit i të drejtave B’Tselem, thotë se viktima Abu Aram para incidentit po ndihmonte në ndërtimin e shtëpisë së fqinjit të tij.

B’Tselem shton se ushtria izraelite kishte shembur shtëpinë e Abu Aram më nëntor 25, me pretekstin se ishte ndërtuar pa leje.

Palestinezëve rrallëherë u jepen leje për ndërtim nga autoritetet izraelite, pasi kanë çmime të papërballueshme dhe krijojnë mundësinë që Izraeli të vazhdojë politikat e aneksimeve të tokave, duke parandaluar që palestinezët të zhvillojnë infrastrukturën e tyre.

Top Channel