Në luftë me pandeminë/ COVID-19 frenon turizmin në Spanjë

05/01/2021 18:16

Mbërritjet turistike ndërkombëtare në Spanjë ranë 90% nga viti në vit, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo, pasi autoritetet vendosën kufizime të reja të udhëtimit për të frenuar rritjen e infeksioneve të koronavirusit.

”Në njëmbëdhjetë muajt e parë të vitit, rreth 19 milionë turistë të huaj vizituan Spanjën, 78% më pak se në të njëjtën periudhë në 2019”, tha Instituti Kombëtar i Statistikave i vendit (INE).

”Turistët shpenzuan 91% më pak në nëntor sesa në të njëjtin muaj një vit më parë”, shtoi INE.

Top Channel