Mediat parashikuan rënien/ Zhduket pa lënë gjurmë miliarderi kinez Jack Ma (fotot)

05/01/2021 18:20

Frika është shtuar për zhdukjen e mistershme nga vemendja publike të biznesmenit miliarder kinez Jack Ma, pasi mediat shtetërore kishin parashikuar rënien e tij një vit më parë.

Manjati i teknologjisë që raportohet me pasuri në mbi 35 miliardë dollarë, nuk është parë në publik që prej tetorit, kur foli me një ton kritik ndaj qeverisë së Pekinit.

56 vjeçari Ma krijoi pasurinë e tij me grupin Alibaba, i njohur ndryshe si rrjeti më i madh tregtar aziatik dhe botëror.

Tashmë në mediat kineze ka nisur të qarkullojë një artikull ku dukej se parashikohej një ‘rënie e palavdishme’ e atij që njihej më parë si shembulli i suksesit të biznesit kinez, ku dhe dukej se parashikohej pakënaqësia e qeverisë me njeriun e fuqishëm.

Në opinionin e gazetës kryesore kineze, të shkruar disa ditë pasi Ma dha dorëheqjen nga kreu i grupit Alibaba në 10 shtator 2019, hidhej poshtë statusi i tij prej ‘idhulli’  mes biznesmenëve në Kinë.

Artikulli është rishfaqur në rrjetin kryesor social të Kinës, Weibo, ku shkruhej:

“Nuk ka dyshim se Alibaba është një sipërmarrje e suksesshme, dhe as nuk ka dyshime se Jack Ma është një pjesë e rëndësishme e Alibaba, por të akreditosh suksesin e një sipërmarrjeje vetëm te drejtuesi i saj nuk është realiste”.

“Edhe sipërmarrësi më i suksesshëm duhet të mbështetet në një kontekst që në këtë rast është nga më të mëdhenjtë e kohës së tyre”.

Artikulli i të përditshmes shtetërore vijon me tej me ironi: “Një fidan mund të kthehet në një  pemë nëse ka kushtet e duhura të dheut e të klimës”.

“Nuk ka një të ashtuquajtur ‘Epoka Jack Ma’ por vetëm një epokë në të cilën ishte Jack Ma. Vetëm individët që kapin rastet që u ofrohen realizojnë potencialin e tyre, qofshin Jack Ma, Pony Ma, Elon Musk apo ne njerëzit e zakonshëm, kjo nuk ka diferencë.’’

Komentuesit kinezë në internet i përshkruajnë zhvillimet si të lidhura me ndjesinë e qeverisë ndaj Ma, të cilat pak e shumë parashikoheshin nga toni i artikullit të gazetës shtetërore.

Madje biznesmeni ishte zëvendësuar në seritë e fundit të programit televiziv për sipërmarrësit e rinj, ku ishte në rolin e gjykatësit.

Një zëdhënës për Alibaba tha: “Prej ngarkesës së axhendës Ma nuk mund të jetë më pjesë e panelit të gjykatësve të programit”.

Finalja e programit u zhvillua disa javë pasi Ma kritikoi agjencitë rregullatore të Kinës dhe bankat e saj shtetërore.

FOTO GALERI
2/4
Jack Ma eshte sipermarresi me i pasur i Kines

Top Channel