23/11 22:09
Miq e kolegë, por edhe ndjekës të rregullt të programit ishin të ftuar, nga ku njëri prej tyre shprehu dëshirën për të qenë pjesë e “Përputhen”.
Një mik i Muratit, Ademi i cili prej 4 vitesh jeton dhe punon në Tiranë u shpreh i gatshëm për t’ju bashkuar emisionit.
E ndërsa Bieta e pyeti se cila prej vajzave është e preferuara e tij, Ademi nuk ngurroi të përmendte emrin e Teas.
“ Doja të pinim një çaj bashkë, të hanim diçka”, tha ai.
Top Channel