Fizioterapistja njofton në rrjetet sociale: Nuk pres pacientë të vaksinuar ndaj Covid

05/01/2021 21:10

Një fizioterapiste nga Novara në veri të Italisë ka ngjallur kontestime së fundmi duke njoftuar se nuk pret pacientë që janë vaksinuar kundër Covid-19 sepse “të vaksinuarit janë shpërndarës të infeksionit për 42 ditë”, edhe pse kritikët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Doktoresha piemonteze e quan veten”masofizioterapiste natyropate” dhe shton se çdo takim në studion e saj do të shoqërohet me dokumentin e firmosur nga pacientët, që vërteton se nuk janë vaksinuar për Covid-19.

Profesionistja që nuk beson në kurat e mjekimeve sintetike apo të tjera jo-natyrale, shton më tej: “Ata që e bëjnë duhet të llogarisin të kalojnë 42 ditë para se të lënë një takim. Për këtë nuk ka përjashtime si në studio ashtu dhe në shtëpi”.

“Kërkoj falje paraprakisht por kjo është shumë e nevojshme si për mua dhe për të tjerë që nuk janë vaksinuar, pasi ata që kanë bërë vaksinën mund të jenë shpërndarës të sëmundjes për 42 ditë”, shton ajo.

Megjithse mesazhi i saj nuk kishte lidhje me vullnetin për t’u vaksinuar ose jo, doktoresha mori mbështetje të gjerë nga kundërshtarët e vaksinës, të cilët ajo i falenderoi me komentin: “Nuk tërhiqem kurrë. Çoj përpara arsyet e mia që janë edhe tuajat”.

Top Channel