“U mbush kupa”/ Almendi për Sindin: Më ka ikur totalisht pëlqimi/ Arjani: Nëse vazhdon vjen si dhëndër…

04/01/2021 18:56

“Më ka ikur totalisht pëlqimi”, u shpreh Almendi në puntatën e sotme të “Për’puthen” sa i takon Sindit.

“Ishte një akumulim për shkak të sjelljes së Sindit që prej takimit tonë 4-minutësh, e kam studiuar me vëmendje. Ka ofenduar Melisën. Po shoh te Sindi një person që nuk kërkon falje. Sidomos në momentin kur i ka përmendur altarin Melisës, më ka ikur totalisht pëlqimi. Nuk e kam ngacmuar më Sindin për ta bërë për vete.U derdh kupa. Vërtet ke të drejtën e të zgjedhurit, por unë në logjikën time mendoj që mashkulli duhet të shkulë themelet, jo femra të shkojë te mashkulli. Kam dyshimin që të 7 personat me të cilët ka dalë Sindi kanë qenë jashtë pritshmërive të saj, i ka zgjedhur pa ngacmimin e tyre, e kanë treguar që s’kanë patur kurrë interes”, u shpreh Almendi

Nga ana tjetër, Arjani sqaroi se Sindi e ka shprehur hapur se i pëlqejnë djemtë e këqij.

“Nëse vazhdon vjen si dhëndër i kuruar, mbase Sindit nuk i përshtatesh. Ajo do djem të këqij”.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA