Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku inspektoi punimet në shëtitoren bregdetare, investimet në ujësjellës për furnizimin me ujë 24 orë të Vlorës.
Projekti i ri i infrastrukturës turistike të Vlorës, do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave. Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin.
Kreu i qeverisë i kërkoi kryebashkiakut të Vlorë të të rindërtojë edhe tunelin e ujit të ftohtë.
Kryeministri ishte edhe në sheshin e flamurit ku nis rindërtimi dhe kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve, dhe bashkë me të fillon Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet hapësira këmbësore
Top Channel