Kosovë/ 7 të vdekur nga COVID-19, në mesin e tyre një 19 dhe 31 vjeçar

04/01/2021 15:47

7 të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftojnë se në mesin e viktimave është një 17 vjeçar nga Mitrovica dhe 31 vjeçar nga Prizreni.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA