Viti i Ri në Angli, dëbora “vërshon” në rrugë (Fotot)

03/01/2021 17:49

Shumë pjesë të Anglisë kanë pritur Vitin e Ri me stuhi të mëdha dëborë.

Zonat të cilat mirëpritën 2021-shin me disa centimetra dëborë përfshijnë Northumberland, pjesë të Yorkshire, Nottinghamshire dhe Derbyshire.

Zyra meterologjike paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë stuhi dimërore.

Qarkullimi në rrugë mund të bëhet i rrezikshëm ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të ulen.

Disa ndeshje futbolli u anuluan këtë fundjavë për shkak të fushave të ngrira.

Bora parashikohet të vazhdojë në lartësinë 200 deri 300 metra mbi nivelin e detit.

Erërat e ftohta të lindjes parashikohen javën e ardhshme, duke sjellë shira të dendur- veçanërisht rreth pjesëve lindore – ndërsa rreziqet nga mjegulla, ngrica dhe akulli do të vazhdojnë“, thanë parashikuesit.

Burimi: BBC

FOTO GALERI
2/8

Top Channel