Pandemia nuk i pengon pushuesit në Majami “të derdhen” në plazhe pa ruajtur distancën dhe pa maska

03/01/2021 16:06

Qindra pushues mbushën plazhet në Majami dhe morën pjesë në një festë në pishinën e hotelit të shtunën.
Fotot tregojnë se pothuajse asnjë nuk ruajti distancimin fizik dhe nuk kishin vendosur maska.

Turmat vepruan sikur të kishte mbaruar pandemia COVID-19, kur në fakt kriza po përkeqësohet.

Florida regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit, me më shumë se 31,000 infeksione të reja të konfirmuara në dy ditët e para të 2021.

Qarku Miami-Dade është epiqendra e infektimeve, me më shumë se 5,000 raste të reja dhe 51 viktima të shtunën, duke marrë numrin e përgjithshëm mbi 300,000.

Qytetarët veshur me bikini janë duke festuar Vitin e Ri në Majami, me sa duket të pashqetësuar nga numri në rritje i rasteve.

Majami ka regjistruar një total prej 304,000 rastesh me koronavirus që kur filloi pandemia.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel