Sean Penn mbetet dashuria më e madhe e Madonnës, albumi i ri afron edhe më shumë këngëtaren me vajzën e saj Lourdes 13/07 13:14
“Nuse moj sorkadhe” është një nga këngët më të pëlqyera të Irini Qiriakos. Por ka një detaj në videoklip që këngëtarja e zbuloi në “E Diell”.
Në videoklip, Irini shfaqet me disa fustane. “Fustanet për këngët i marr gjithmonë në Greqi ”, thotë këngëtarja.
Por një prej fustaneve që ka zgjedhur duket se nuk përshtatet me këngën. Fustani mban imazhin e një pornostareje greke.
Këngëtarja thotë se nuk e dinte dhe e kuptoi pasi kënga u publikua. “E pashë fustanin, më pëlqeu, e mora dhe nuk më tha gjë njeri. Edhe kur bëra xhirimet asnjë nuk më tha, më vonë kuptova kush ishte”- rrëfen ajo me të qeshura.
Top Channel