Deda i Kalasë/ Prej 37 vjetësh është përgjegjësi dhe ciceroni në monumentin e kulturës

03/01/2021 12:35

Kalaja e Lezhës për Dedë Margonin është bërë si shtëpia e tij e dytë, pasi ka 37 vite që punon me monumentet e kulturës.

Të gjithë e njohin si Deda i kalasë, pak ia dinë mbiemrin. Ai është përgjegjësi, por bën edhe ciceronin për vizitorët në kalanë mesjetare të Lezhës nuk rri dot pa punë, sa kohë që është aty, ndërsa ditët e pushimit i kalon maleve, në kërkim të rrënojave prehistorike e mesjetare.

Deda në duar mban disa prej gjetjeve që ka bërë, ndërsa thekson se qarku i Lezhës fsheh pasuri të shumta, që sipas tij ia vlen për të hulumtuar. Pas dy vitesh, Deda do të dalë në pension, por e ka bërë zgjidhjen; nuk do të qëndrojë, por do të kërkojë dhe gërmojë maleve për gjetjen e siteve arkeologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA