Covid-19/ Papa Frençesku kritikon njerëzit që janë larguar me pushime për t’i shpëtuar kufizimeve anticovid

03/01/2021 14:03

Papa Françesku dënoi njerëzit që kanë shkuar jashtë vendit me pushime për t’i shpëtuar kufizimeve për shkak të koronavirusit, duke thënë se ata duhet të tregohen më të vetëdijshëm për vuajtjet e të tjerëve.

Duke folur pas meshës së përjavshme këtë të diel,  Papa tha se kishte lexuar raportet e gazetave për njerëzit që kapnin fluturime për të ikur nga kufizimet e qeverisë dhe për të kërkuar argëtim diku tjetër.

Nuk menduan për ata që po qëndronin në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga mbyllja. Menduan  vetëm për të shkuar me pushime dhe për t’u argëtuar ”, tha Papa.

Kjo më trishtoi me të vërtetë“, tha ai në një video nga biblioteka e Pallatit Apostolik të Vatikanit.

Bekimi tradicional jepet nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, por këtë herë u zhvendos në ambiente të mbyllura për të parandaluar çdo tubim njerëzish dhe për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Ne nuk e dimë se çfarë do të rezervojë 2021 për ne, por ajo që të gjithë ne mund të bëjmë është të kujdesemi pak më shumë për njëri-tjetrin. Ekziston tundimi për t’u kujdesur vetëm për interesat tona”.

Shumë vende kanë vendosur kufizime të rrepta, për të penguar grumbullimet që janë traditë për festa me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Top Channel