Italia shënon rënie të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja nga COVID-19

01/01/2021 19:03

Në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 462 persona, njoftoi sot Ministria Italiane e Shëndetësisë.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur numri i vdekjeve ishte 555, raporton Reuters.

Një total prej 74.621 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit, 22.211 njerëz ishin infektuar me COVID-19, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur numri i të infektuarve rishtas ishte 23.477. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Itali është 2.129 milionë.

Numri i pacientëve në spitale ra me 329 krahasuar me një ditë më parë dhe arrin në 22.822. 145 pacientë u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv aktualisht është 2.553.

Top Channel