Të infektuar me koronavirus dhe larg familjes e gjeti mesnata e ndërrimit të moteve zonjën 72 vjeçare, Pranvera Halilaj.

Por, asaj nuk i mungoi dashuria e familjarëve dhe tryeza e vitit të ri.

Derisa ne po kalonim korridoreve të Klinikës Infektive në QKUK, rastisëm në këtë dhomë tek zonja Pranvera e cila përkundër se gjendet në Klinikën Infektive dhe është e infektuar me Covid 19, ka vendosur ta festoj vitin e ri për t’i dhënë vetës jetë dhe për t’i gëzuar familjarët. Zonja Pranvera kush ua përgatiti këtë tryezë..?

Madje, ajo nuk ndjehet fare keq që fati deshi që vitin e ri ta pres në spital. Një dhomë tutje, i infektuari tjetër, Zotëri Ibrahimi shpreson se viti tjetër të sjell më shumë shëndet.

Infektologia Lindita Ajazi tregon se rënia e rasteve të reja me virus solli edhe rënie të numrit të pacientëve në fund vit.

Top Channel