Pushime tragjike/ Kosovë- Burri vret gruan, 2 djemtë dhe më pas edhe veten!

31/12/2020 10:43
Në fotografi: Dy djemtë e ndjerë

Mediat kosovare kanë publikuar foton e dy të rinjve, viktimë e krimit tragjik dje në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë, ku burri vrau gruan dhe dy djemtë e tij.

“Personi me inicialet Fetah Zuka, me armë zjarri i ka marrë jetën bashkëshortes se tij, të ndjerës Makfire Zuka dhe dy fëmijët e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka, ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, njoftohet nga ana e policisë.

Burime të sigurta brenda prokurorisë në Gjilan deklaruan se arsyeja që çoi deri te vrasja ishte një konflikt që çifti bashkëshortor kishte patur që në Zvicër. Familja kishte ardhur nga jashtë për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Nga raportimet paraprake mësohet se babai ka qëlluar fillimisht gruan. Njëri prej djemve ka tentuar që të ikë, po nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas, Zuka ka qëlluar djalin tjetër dhe në fund ka vrarë veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA