“Ftesë në 5”/ Hyeda El Saied ndan momentet ekskluzive nga martesa e saj e fshehtë

31/12/2020 17:33

Lajmi se Hyeda u martua në fshehtësi të plotë me Tier u përhap me shpejtësi. Hyeda tregon pse bëri këtë zgjedhje dhe ndan disa disa momente me shikuesit.

Hyeda thotë se donte të martohej këtë vit nuk donte që pandemia t’i prishte planet. “E kishim ndarë mendjen, pamë që rregullat e kufizimit ndryshon shpesh dhe në fund morëm vendimin që të ishim vetëm ne dy dhe djali, Gabrieli”.

Para se bota të izolohej nga pandemia, Hyeda mori propozimin e veçantë nga Tieri: “Më propozoi në kohën e duhur, në një vend që e dua shumë në Luksenburg, me unazën e duhur”.

Në videon që ajo tregoi, duket se Gabrieli është ëmbëlsia e ceremonisë, teksa shoqëron prindërit, i jep unazat dhe i prezanton para gjykatësit.

Megjithatë, bukuroshja thotë se nuk do ta lerë me kaq, padyshim që do bëjë një dasmë tradicionale shqiptare: “Kur të mbarojë izolimi dhe të vij në Shqipëri, do e bëjmë një martesë alla-shqiptarçe, Tieri do të djegë shaminë e beqarit sepse nuk e ka djegur akoma”.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA