Çudit motra: Tea ka pozicionin e mamit në shtëpinë tonë, më pyet për targën e makinës të personave që dal..

31/12/2020 19:12

Për’Puthen ditën e sotme vjen me një paraqitje krejt tjetër, ku konkurrentët, moderatorja Bora Zermani dhe analisti Arjan Konomi janë ulur më pranë njëri-tjetrit.

Pjesë e emisionit për ditën e sotme ishte edhe motra e vogël e Teas, Maria.

Një vajzë e ëmbël, plot energji dhe mirësi tregon se çfarë marrëdhënie kanë atë së bashku. Tregon se Tea është si një “mami” për të dhe kujdeset tepër.

Si është marrëdhënia juaj me njëra tjetrën?

Shumë të mira shumë të afërta. Tea është ajo motra liberale por edhe ajo motra që të kërkon targën e makinës dhe emrat e farefisit të personave që unë dal. Më ushqen (qesh), më ndihmon me rrobat.

Ajo shpreh hapur mendimin e saj për Andin.

Kjo është hera e parë që takon Andin?

Disa javë më parë jemi takuar në prapaskena.

I prisja deklaratat, por që mirë më pëlqejnë të dy vetëm diçka, duhet të punojnë pak sepse janë shumë kokëfortë, dhe duhet ti hapin rrugë njëri-tjetrin.

Në fillim Andi dukej që ishte tipi qefli, por që më pëlqen është djalë i zgjuar me mënd në kokë dhe di çfarë flet.

Ndërkohë, Andi që në hyrjen e saj e quan “kunatë”, motrën e Teas.

Andi: Vetëm pak kam komunikuar, po më bëhet qefi që paska të njëjtin artikulim fjalësh si Tea. Kunata shumë mirë, po mendoja të pyesja mamin si të duket.

E ëma e Andit: Shumë mirë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel