Balotellit i mjaftojnë 4 minuta për të shënjuar debutimin, gjen golin pas 10 muajsh

31/12/2020 01:06

Mario Balotelli është rikthyer të luajë një ndeshje futbolli pas më tepër se 9 muajsh, pasi herën e fundit që zbriste në fushë, ka qenë më 9 mars të këtij viti, në përballjen mes Sampdorias e Brescias.

Sulmuesi Italian iu bashkua pak ditë më parë skuadrës së Monzës në Serinë B, duke marrë një “shans të fundit” nga dyshja Galliani-Berlusconi, të cilën kanë pronësinë dhe administrimin e klubit nga periferitë e Milanos.

Pas disa ditësh stërvitjeje dhe një diete rigoroze, Balotelli debutoi sot me fanellën e Monzës, teksa e nisi sfidën si titullar dhe i mjaftuan vetëm 4 minuta për të shënuar golin e parë, pasi ndëshkoi Salernitanën pas një krosimi të Carlos Augustos.

“Kohët kalojnë, por neve jo. Kokën poshtë dhe punë, pasi rruga është ende e gjatë. Forca Monza”, shkroi sulmuesi italian në Instagram pas ndeshjes, ndërsa më pas postoi një sërë fotosh me shokët e rinj të skuadrës, mes të cilëve edhe Kevin Prince Boateng.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA