Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 346.604, prej të cilëve 3.393 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 190.520, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.979.759.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 11,8 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 250 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,23 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 37.681 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,25 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,56 milionë.

Top Channel