Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka nisur prej disa kohësh një romancë të re me reperin, A$AP Rocky dhe për këtë nuk ka më pikë dyshimi.

Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike dhe se deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe A$AP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe A$AP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Lajmi i fundit për fansat e dyshes është që ata s’mund të fshihen më në publik dhe janë fotografuar në momente intime shumë pranë njëri-tjetrit, në vendlindjen e Rihanna-s në Barbados.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel