Hoti, kandidat për kryeministër/ LDK e riemëron për zgjedhjet e parakohshme në Janar

30/12/2020 19:40

Pas largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja, kjo parti besimin për kandidat për kryeministër ia ka dhënë kryeministrit aktual, Avdullah Hoti.

Me këtë rast, Hoti bëhet kandidati i dytë zyrtar për kryeministër, pas Enver Hoxhajt nga PDK.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se Hoti ka qenë i vetmi i propozuar i kryesisë dhe se mori përkrahjen e plotë për shkak të sukseseve në krye të Qeverisë aktuale.

Në anën tjetër, Hoti tha se janë favorit kryesor për t’i fituar zgjedhjet.

Për ndërprerja e bashkëpunimit me Osmanin dhe hyrjen e saj në zgjedhje me një listë të veçantë, Mustafa nuk ka treguar nëse ndjenjë rrezik se do t’ia ul votat partisë, megjithëkëtë ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për askënd.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas vendimit të Kushtetueses se vota e ish deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti me 3 qershor ishte e pavlefshme, meqë i njëjti kishte dënim të formës së prerë me burgim.

Si rrjedhojë, Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani pas konsultimit me partitë politike ka njoftuar se data e zgjedhjeve të reja do të vendoset pas publikimit të vendimit të plotë të Kushtetueses, dhe do të mbahen brenda muajit janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA