Fotot/ Neymar mbush festën ilegale të fundvitit me yje braziliane të rrjeteve sociale dhe modele ndërkombëtare, në kompleksin privat

30/12/2020 20:49

Raportimet e fundit nga Brazili flasin për një festë masive me modele mahnitëse dhe yje braziliane të Instagramit, që kishin mbushur për gati një javë vilën e futbollistit të PSG, Neymar, i cili duket se nuk hoqi dorë as sivjet nga tradita e tij thuajse e përvitshme.

Rreth 150 njerëz kishin ardhur në eventin masiv të javës së kaluar, të kritikuar për zhvillimin gjatë pandemisë së  koronavirusit, siç raportohet nga mediat vendase dhe fqinjët e zemëruar.

Femrat e bukura kishin ardhur me avionë në Brazil nga vendndodhje si Miami apo Barcelona, për t’u bashkuar me 28-vjeçarin e famshëm në një vilë të marrë me qera në Mangaratiba, qyteti në brigjet turistike juglindore të Costa Verde.

Modelet si Kiki Passo, Michelle Nevius e Jessica Bartlett kishin ardhur me një avion direkt nga Miami, të ftuara nga Neymar e miqtë e tij me mesazhe në Instagram.

Vajzat kanë shpërndarë tashmë foto nga rezorti Portobello Resort e Safári, hoteli i luksit pak minuta larg vilës së sulmuesit.

Modelja e Instagram, Ana Liz Bittencourt shfaqej gjithashtu në festën pesë-ditore, e cila thuhet se i ka kushtuar futbollistit të PSG më shumë se 600 000 dollarë.

Modelet braziliane Camila Remedy e Fernanda Brum ishin mes festueseve, të ardhura me avion nga Porto Alegre.

Vetë Neymar nuk ka postuar mbi festën “ilegale” megjithse ka më shumë se 144 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Neymar refuzon të ketë shkelur rregullat anti-Covid-19 por dëshmitarët flisnin për dhjetra të ftuar që hynin e dilnin, nga festa ku ndaloheshin celularët. Ajo zhvillohej në një ambjent të izoluar për të ndaluar zhurmën ndaj fqinjëve.

Në një deklaratë autoritetet lokale tha se nuk ishin njoftuar për evente të tilla, për çka thanë se nuk do të ishte lejuar nëse deklarohej.

Vila prej 10,000 metra katrorë ka gjashtë suita banimi, helipad, fusha tenisi, qilarë të ngrohur, një klub nate privat, sauna avulli, palestra dhe mol për motoskafë.

Sulmuesi i PSG ka qenë pushim kësaj kohe pas një dëmtimi në kavilje, që e detyroi të largohej me barrelë nga ndeshja kundër Lyon në fillim të muajit.

Mangaratiba është një nga tre bashkitë e Bregut të Gjelbër, me vargmale pyjore para gjirit piktoresk të Angra dos Reis.

FOTO GALERI
2/14
Festa e fundvitit e Neymar ne 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA