(Emrat) Kosovë/ Detaje të rënda, babai qëlloi fillimisht njërin djalë, tjetri tentoi të largohej, por…

30/12/2020 22:05

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku burri vrau gruan, 2 djemtë dhe më pas veten.

Autori është identifikuar si Fetah Zuka, ndërsa kanë mbetur viktimë Makfire Zuka dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka.

Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave të viktimave.

Babai fillimisht ka qëlluar djalin, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave, shkruan gazeta Shqip.

Më pas që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe veten, për arsye që nuk dihen. Familja ishte emigrantë dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovës.

Top Channel