LDK do të kandidojë Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë.
“Ne javën e kaluar kemi diskutuar lidhur me punën e qeverisë. Kemi vlerësuar se qeveria ka bërë punën mirë, ka arritur ta rikthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mirë në luftën kundër pandemisë. Po ashtu, kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike. Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra për shkak të mos punës, gjithë kjo ka ndodhur jashtë fajit të qeverisë. Kjo ka ndikuar që edhe sot ne ta konsiderojmë se Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim. Do të vazhdojë të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhje”, tha ai.
Top Channel