15 viktima dhe 493 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni
30/12/2020 21:39
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 2.366 testime për Covid dhe prej tyre 493 kanë rezultuar pozitivë me virusin.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 15 pacientë.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 827 94 testime dhe prej tyre 60 706 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 488.
Për momenti aktivë me koronavirusin në Maqedoninë Veriore janë 19.600.
Top Channel