​65 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

30/12/2020 22:45

65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 48 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 11 janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa 5 pacientë janë në respirator (CPAP).

“64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA