Vllaznia, kampione e dimrit/ Trajneri Brdariç: Sekreti është fryma e ekipit, nuk është thjeshtë fat

29/12/2020 19:53

2008 ishte viti kur për here te fundit, Vllaznia e mbyllte në majën e futbollit shqiptar dhe pas gjithë kësaj periudhe të erret, sot në Shkodër ka një atmosfere pozitive dhe shprese tek tifozët shkodranë, pasi Vllaznia pas 12 vitesh është shpallur kampione dimri.

Trajneri Thomas Brdaric, i cili e mori ekipin nga fundi i tabelës thotë se grupi i krijuar është çelësi i suksesit deri me tani por asgjë nuk ka përfunduar.

“Çelësi i suksesit deri tani është grupi I krijuar dhe puna e fortë. Nëse pas këtyre ndeshjeve, jemi ne krye të kampionatit nuk mendoj se është vetëm fat. Marrëdhënia mes nesh është shume e mire dhe e fortë dhe ky është një faktor pozitiv ne rrugën tone. Na mungojnë tifozët. Fatkeqësisht ata nuk mund të vijnë por me vjen mire që të gjithë në Shkodër janë të infektuar me futbollin dhe Vllazninë.

Futbollistet kuqeblu shmangin euforinë por pranojnë se kanë një ëndërr: Titullin kampion me Vllazninë.

 

Top Channel