Gjermania “thyen” unitetin, blen 30 milionë doza të vaksinës antiCovid-19

29/12/2020 14:52

Gjermania ka bërë të ditur se ka përmbyllur një marrëveshje për blerjen e 30 milionë dozave të vaksinës, duke shkelur kështu marrëveshjen mes komisionit të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për një blerje kolektive të vaksinave.

Lajmi u publikua fillimisht te e përditshmja Bild, sipas së cilës ka një marrëveshje analoge për rreth 50 milionë doza me amerikanen Moderna, e më pas u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Gjermania ka përmbyllur një porosi dypalëshe për 30 milionë doza me BionTech”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë gjermane të shëndetësisë.

Berlini devijon kështu nga pakti për solidaritet mes shteteve anëtare, për t’i siguruar në mënyrë kolektive vaksinat. Siç mësohet, qeveria Merkel ka lidhur ujdi me BionTech për të rritur prodhimin e vaksinës në tokën gjermane. Një ish-fabrikë e Novartis në Marburg do të shfrytëzohet nga BionTech për të prodhuar më shumë doza nga muaji shkurt. Më herët, ministri gjerman kishte premtuar se nuk do të përfitonin nga fakti, se vaksina e parë e aprovuar në BE vinte nga një kompani gjermane.

Lajmi është komentuar me nota zhgënjimi rreth Evropës, dhe polemika ka pasur për shpërndarjen e padrejtë të dozave të para, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA