Një shprehje popullore thotë: Jo çdo e keqe, vjen për keq.

Vërtet 2020-ta ishte vit i trishtë në përgjithësi, por pati edhe gëzime, përgjatë saj. Dikush u martua, dikush u bë me fëmijë, një tjetër kaloi një operacion të vështirë, apo doli fitimtar ndaj Covidit.

“Edhe tani për një gëzim e kemi blerë tortën. Festojmë një ditëlindje.”

“Nipi m’u bë me binjakë. “

“Plot gëzime familjare patëm.”

“Mua më bleu babi overboard, dhe në shtëpi blemë makinë të re.”

“As tërmeti nuk na dëmtoi dhe as Covidi nuk na zuri.”

“Ne e kemi kaluar Covidin, unë dhe bashkëshorti. Prapë ruhemi. Shyqyr që jemi mirë me fëmijë e nipër e mbesa.“

“Kishim edhe gëzime, por i kemi harruar nga hidhërimet.”

“Ne ruajtëm punën, fëmijët i keni të vegjël.”

“Qëndruam shumë kohë të gjithë bashkë në shtëpi. Shëndetin e kemi të mirë. Ja këto janë gëzime për ne.”, tha qytetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA