9-vjeç peshonte 140 kg/ Ish-fëmija ‘më i rëndë në botë’ vdes në moshën 21 vjeçare (fotot)

29/12/2020 17:29

Një mundës i stilit Sumo, i njohur më parë si “fëmija më i fortë në botë” ka vdekur në moshën 21 vjeçare.

Xhambulat Khatokhov u bë mundës në vendin e tij të lindjes Rusi, pasi që prej moshës tre-vjecare u bë i famshëm si fëmija më i fortë e më i rëndë në planet, pasi peshonte rreth 50 kg.

Në moshën 6-vjeçare ai peshonte 90 kg dhe vishte këpucë burrash.

Kur ishte nëntë vjeç, djali fatkeq i njohur me emrin Xhambik ose Jambik dhe me nofkën ‘Gladiatori’, peshonte 140 kg, thuajse sa katër shokë të klasës së tij.

Megjithse shkaku i vdekjes së të riut nuk është publikuar, mediat thonin se i riu vuante nga probleme të rënda me veshkat.

Lajmi i vdekjes së tij u dha nga 29 vjeçari Betal Gubzhev, president i federatës së mundjes Sumo dhe asaj Masive në Kabardino-Balkaria, rajoni rus ku i ndjeri jetonte.

“Mundësi i parë i stilit sumo në republikën e Kabardino-Balkarian, Xhambulat Khatokhov, ka ndërruar jetë,” shkruante ai në rrjetet sociale.

“Ngushëllimet e mia për miqtë e familjarët.”

Kur ishte i vogël  Xhambulat ishte shfaqur në disa programe televizive ku tregohej shqetësimi për peshën dhe shëndetin e tij.

Nëna e tij Nelya, infermiere, asokohe refuzonte pretendimet se po neglizhonte shëndetin e tij.

“Ai është duke u rritur, si për larg edhe nga jashtë. Ç’mund të bëj unë për këtë. Ai është si është, e ka krijuar Zoti”.

Edhe kur ishte bebe, karroca e tij kërkonte përforcime të rrotat. I njohur më parë në media si fëmija më i madh në botë ai është ekzaminuar nga doktori britanik Ian Campbell i cili kishte paralajmëruar në 2009: “Shëndeti i Xhambik nuk është i mirë.

“Pesha e tij bën që të jetë i rrezikuar nga diabeti, kanceri dhe sëmudnjet e zemrës. Si rezultat i të qenit kaq i rëndë kaq i ri, pritshmëria e tij e jetës duhet të reduktohet ndjeshëm”.

FOTO GALERI
3/6
Kur ishte nëntë vjeç ‘Gladiatori’, peshonte 140 kg, thuajse sa katër shokë të klasës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA