Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot zonën e Petrinjes dhe u ndje në të gjithë Kroacinë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dy persona deri më tani janë konfirmuar se kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe shumë të plagosur, sipas mediave kroate.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Leyen ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Andrej Plenkoviq lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e tërmeti shkatërrimtar.
“Një tjetër tërmet i fortë goditi Kroacinë, i dyti brenda dy ditësh. Unë fola me kryeministrin Plenkoviq. Ne jemi gati të ndihmojmë. I kërkova komisionarit Evropian për Situatat e Krizave, Janez Lenarçiq, të udhëtojë në Kroaci sa më shpejt të jetë e mundur, “shkroi ajo në Twitter.
Top Channel