Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë e vetme në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëkëtë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se vija të kuqe pas zgjedhjeve nuk do të ketë për asnjë parti politike.

Haradinaj tha se partia e tij do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët e vendit, ndërsa nuk vendosi të komentoi për mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve lidhur me postin e presidentit.

“Kemi deklaruar që s’kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve, por shkojmë të vetëm në zgjedhje si AAK. Aleanca ka koalicion me qytetarin e vendit, me votuesin e gjitha brezave e moshave. Ndërsa për situatën pas zgjedhore e kisha lënë pas zgjedhjeve”, tha ai.

Këtë qëndrim Haradinaj e dha pas vizitës në Organizatën e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK për nder të ditës së Veteranit. Aty lideri i AAK-së shprehu respektin për angazhimin për liri gjitha brezave të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve.

“Shprehim respektin për angazhimin për liri gjithë brezave edhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve që sot ishin në mesin tonë”, tha ai.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Veteranëve të Luftës shprehu falënderime për vizitën e Haradinajt.

“Iu urojmë Ditën e Veteranit të gjithë atyre që për shkak edhe të tyre nuk po mundemi të organizojmë disa aktivitete që i kemi paraparë viteve të kaluara, por edhe për shkak të pandemisë nuk bëjmë aktivitete tjera nesër”, tha ai./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA