Edhe gjelat online! Kriza nga pandemia, fermerët t’i sjellin në shtëpi
28/12/2020 15:30
Nëse pandemia s’do ishte zgjatur në kohë, gjelat e detit për festat do ishin shitur që në fillim të dhjetorit.
Por tanimë buzë rrugës, në fushat ku shiten gjelat e rritur në fshatin e njohur për to, Baldushk ndalen pak makina me blerës.
“S’ka pasur interes fare. Ka ndikuar koronavirusi, s’kanë lekë njerëzit, edhe emigrantët s’kanë ardhur…”, shprehen banorët.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku njerëzit vinin vetë për të blerë gjela apo pula deti për gatimin tradicional, natën e ndërrimit të viteve, këtë fundvit mënyra e ofrimit të shërbimit ka ndryshuar. Nëpër rrjete sociale lexon njoftime me idenë “qëndroni në shtëpi i sigurt, gjelin jua sjellim ne”.
Top Channel