Pas një sezoni të suksesshëm të rubrikës “N’fermë”, moderatorët e “E Diell” tregojnë ç’mendonin në fillim për njëri-tjetrin dhe pse ndryshuan mendim.
Mund të themi se pothuajse të gjithë mendojnë njësoj për Ed Manushin, e konsiderojnë shumë profesionist në punën që bën dhe një mik shumë të mirë jashtë saj. Graciano tregon me humor çfarë mendoi kur e pa për herë të parë Manushin: “Kur e kam parë kam thënë o Zot të lutem të më marrë në punë!”
Për Ervinin kolegët thonë se i është dukur shumë llafazan por këtë cilësi të tij tani e konsiderojnë pozitive. “Unë nuk e njihja më parë, pyeta dhe më thanë që duhet ta kem kujdes se bën pyetje shumë pikante. Në fillim tregohesha e kujdesshme por tani e kam mik shumë të mirë”- thotë Argjira.
Dean, kolegët e kanë parë si vajzë të përkëdhelur dhe jo serioze por tani mendoj se me karakterin e saj i përshtatet shumë televizionit. “Në fillim më dukej e përkëdhelur dhe më acaronte me vonesat e saj por tani më pëlqen shumë si flet dhe komunikon”, thotë Argjira për Dea Michele.
Sipas Ed Manushit për Nevinën karriera është shumë e rëndësishme por mendon se është gjë e mirë. Argjirës në fillim Nevina i është dukur shumë e ftohtë. “As nuk përshëndeste, më dukej shumë indiferente por më pas njoha Nevinën si vajzë shumë pozitive dhe të dashur”.
Në fund, moderatorët festuan me këngë tradicionale korçare dhe e konsideruan këtë sezon të “E Diell” një sukses.
Top Channel