Katër vetura janë përfshirë në një aksident në fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtiënës, Flora Ahmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA