Lirim Petanaj, këpucar gati 50 vjetësh ende vazhdon të punojë në këpucarinë e tij në Vlorë jo për para, por për shkak të lidhjes që ka me makinën qepëse.
Këpucët e para i ka punuar me bizë, makinën e parë qepëse të cilën e mori më pas, e ka ende sot.
Dikur ka bërë këpucë me porosi. Sot kujton sesi ata që porosisnin më shumë këpucë të reja ka qenë njerëzit e persekutuar në sistemin komunist.
Sot Lirimi bën vetëm qepje apo riparime dhe jo këpucë të reja pasi kostoja e këpucës së bërë me porosi kushton dhe tregu aktual e konkurron në çmim.
Edhe këtë fundvit lirimin e gjejmë në karrigen e tij prej gjysmë shekulli, e me të njëjtat vegla pune që ka pasur në fillimet e zanatit të vet të pandryshuara ashtu si pasioni i tij kur edhe sot pa përtesë merr porositë dhe plotëson kërkesat e klientëve të vet.
Top Channel