Portretet presidenciale/ Ivanka Trump poston fotot festive familjare … pa Melanian (Pamjet)

26/12/2020 19:34

Zonja e Parë e SHBA nuk dukej gjëkundi sot në fotot familjare të krishtlindjes të bijës së Donald Trump, Ivanka, e cila buzëqeshte pranë të atit, president në ikje, bashkëshortit Jared Kushner dhe tre fëmijëve të tyre.

39-vjecarja shpërndau fotot e bëra në Shtëpinë e Bardhë për 7.5 milionë ndjekësit e saj në rrjetin Instagram të cilët thonin se ishin të lumtur të shihnin “Familjen Donald” në frymë festive.

Shumë e përfolur ishte mungesa e 50-vjeçares Melania, edhe pse disa nga komentuesit thonin se mund të ketë qenë në rolin e fotografes.

Por nëse ishte vërtet një ‘lënie jashtë’, Melania duket se ia ktheu boxhin me fotot e postuara në disa nga llogaritë e saj, ku shihej e ulur pranë pemës gjigande të Krishtlindjes me telefonin në dorë.

Ajo u thoshte fansave se ishte duke “gjurmuar Santa Claus” – sio një nga traditat e saj të preferaura të Krishtlindjes.

Gjithsesi marrëdhënia mes Ivanka dhe njerkës së saj është raportuar edhe më parë disi e akullt.

Mediat kane raportuar me heret se kur Melania Trump i referohet thjeshtrës së saj Ivanka dhe të shoqit të saj Jared Kushner ajo thjesht përmendte ‘gjarpërinjtë’, sic ka thene një ish-këshilltare e Zonjës së Parë, duke ilustruar natyrën egoiste të çiftit.

Stephanie Winston Wolkoff – ish-mikeshë e ngushtë e zonjës Trump – ka përsëritur pretendimet e saj në rrjetin amerikan Daily Beast, ku gjithashtu sulmonte të gjithë familjen Trump duke thënë se “i shërbejnë vetëm vetes”.

Ky është vetëm një nga pretendimet e fundit në një seri kritikash të Winston Wolkoff ndaj Melania Trump edhe pse më parë ka qenë shumë e afërt me bashkëshorten e presidentit Donald Trump.

Winston Wolkoff madje publikoi një libër mbi historinë e tyre, të quajtur ‘Melania and Me’ (Melania dhe unë) kur punonte si ndihmëse e saj në administratën Trump.

Melania Trump i ka refuzuar pretendimet e librit të Wolkoff duke i quajtur “thashetheme të kota për të shtrembëruar karakterin tim”.

Por Winston Wolkoff ka vijuar të flasë për zonjën e parë dhe familjen Trump: “Princesha kërkon ta nxjerrë Melanian jashtë loje, prandaj ajo i referohet atyre si ‘gjarpërinjtë,’ Jared dhe Ivanka, sepse ata bëjnë çdo për të arritur atë që dëshirojnë. Dhe në fakt ia arrijnë.”

Top Channel