Ftesë në 5/ I riu nga Indonezia ia merr këngëve popullore live, Kim: Ishim 14 fëmijë në një shtëpi 11/09 18:10
Liridon Krasniqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Së fundmi futbollisti shqiptar u përfol për një lidhje dashurie me Larsa Pippen shoqen e ngushtë të Kim Kardashian, por të vërtetën e zbuloi Liridoni për “Shiko Kush LUAN”.
Në sfidën e tij ai u vendos përballë pyetjes nëse është i vërtetë lajmi për këtë marrëdhënie mes tij dhe Larsa-n dhe nëse nuk është i vërtetë duhet të tregonte bisedën me të.
Krasniqi tregoi se nuk është në një lidhje me Pippen, por bisedën nuk e tregoi pasi tha se i ka fshirë mesazhet me të.
Top Channel