24/05 15:52
Tammy Abraham dhe Timo Werner nuk janë të mjaftueshëm për Chelsea-n që është në kërkim të një tjetër sulmuesi me potencial të madh për sezonin e ardhshëm.
Erling Haaland është prioriteti kryesor i Chelseat për merkaton e ardhshme verore, raporton “Sky Sport Italia”. Ylli i Borussia Dortmundit ka qenë në një formë të shkëlqyeshme përsëri për Dortmundin, dhe po vazhdon të ngritë reputacionin e tij si ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Tani 20 vjeçari norvegjez është në listën e lojtarëve të dëshiruar tek Frank Lampard, dhe shihet si prioritet kryesor për “Blutë” e Londrës.
Top Channel