Çiftin e të moshuarve Bardhën dhe Ibrahimin pandemia i ka mbajtur larg fëmijëve.
Mirela, Lola dhe Arturi jetojnë në vende të ndryshme të botës, mbyllja e kufijve bëri që prindërit e tyre të festojnë vetëm.
I.TABAKAJ:Ne Vitin e Ri do ta bëjmë vetëm sepse pandemia na i kufizoi lëvizjet
GAZETARJA: Sa herë jeni bërë prindër?
B.TABAKAJ: Ne jemi bërë prindër tre herë, gjyshër katër herë dhe stërgjyshër një herë.
GAZETARJA: Bardha si e pritë këtë Vit të Ri duke qenë se do të ishit vetëm ju të dy?
B.TABAKAJ: Shumë keq e kam pritur të them të drejtën. Unë bakllava nuk kam bërë. Nuk e bëra sepse nuk më gëzon shpirti fare. Imagjino viti i parë që unë nuk vë pemën e Vitit të Ri. Lola nuk erdhi.
I.TABAKAJ: Lola është vajza që rri në Londër, ajo vinte çdo vit. Lola nuk erdhi pema nuk u vendos. Unë gëzoj kur kam fëmijën tim, kur se kë fëmijën me kë të gëzoj më këtë jam çdo ditë.
GAZETARJA: Çfarë mendoni për të moshuarit që janë vetëm dhe fëmijët i kanë larg?
B.TABAKAJ: Nuk ka gjë më të rëndë. Nuk ta përshkruaj dot se sa e keqe qenka vetmia në pleqëri. Nuk e mendonim dot që të ikin tre fëmijët dhe të mbeteshin të vetmuar.
GAZETARJA: Cili është urimi yt për Vitin e Ri ?
B.TABAKAJ: Qoftë një vit i mbarë dhe mos kalofshim të këqijat që kaluam në këtë vit.
I.TABAKAJ: 2021 qoftë viti i mrekullive.
GAZETARJA: Gëzuar do bëni vetëm me njëri tjetrin?
B.TABAKAJ: Me njëri tjetrin do marrim fotot e fëmijëve do t’i vendosim në tryezë do flasim me video. ja kështu do bëjmë gëzuar.
Për gjyshërit ky vit nuk do të jetë i zakonshëm, pasi përqafimi i nipërve dhe mbesave do të mungojë. Nëse në lagjen tuaj njihni të moshuar trokisni në atë për të dhënë urimin e Vitit të Ri. Dera e shtëpisë së çiftit Tabakaj, grupit të xhirimit iu hap më shumë dëshirë. Në fund të vizitës ata na thanë së në shtëpinë e tyre do të ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri.
GAZETARJA: Ibrahim ti the që Viti i Ri duhet të ketë vetëm dashur, dhe Vitin e Ri po e pret pa simbolin, pemën e Vitit të Ri?
I.TABAKAJ: O bobo, do ta vendosim
B.TABAKAJ: Atëherë do ta vendosim të japim fjalën.
Top Channel