Bizonët në Serengeti, ujqërit në alpet italiane, bretkosa e xhamtë/ Fitues të kompeticionit spektakolar MontPhoto

26/12/2020 22:31

Ujqërit që ecin në vargmalet italiane, peshqit dhe fokat që luajnë në ajsbergët pranë Antarktikës, ishin me qindra fotove të magjishme që morën çmime në kompeticionin madhor të natyrës në Spanjë.

MontPhoto zhvillohet çdo vit në Spanjë për të promovuar ruajtjen e natyrës dhe bukurinë e botës së egër.

Juria e kompeticionit mori 14,000 aplikime nga 68 vende, para se të jepte 11 çmime në pesë kategoritë kryesore – malet, natyra, fotografia teknike, ekologjia dhe arti në natyrë, si dhe kategoria e fituesit kryesor.

Ky i fundit për vitin 2020 ishte italiani Lorenzo Shoubridge me imazhin e ujqërve pranë malit Monte Corchia, 20 milje në veri të Pisa, i cili fitoi gjithashtu në kategorinë e gjitarëve në natyrë.

“Pandemia e koronavirusit ndryshoi jetën tonë këtë vit por megjithë kufizimet, ne arritëm të krijojmë një kompeticion të cilësisë së lartë, me histori frymëzuese nga e gjithë bota”, tha Paco Membrives, bashkëthemeluesi i MontPhoto.

Në galerinë e mëposhtme gjeni imazhet fituese dhe përshkrimet e tyre;

FOTO GALERI
3/22
Franco Banfi nga Zvicra mori çmimn e dytë në kategorinë e botës nënujore me imazhin e trishtimi të balenës pilot nënë, që mban këlyshin e vdekur në oqean.

Top Channel