Arkeologët janë mahnitur së fundmi teksa rrënoja e një anijeje të fundosur në oqeanin Atlantik është lokalizuar nga vëzhgimet hapësinore.

Ish astronauti i NASA Gordon ‘Gordo’ Cooper bëri zbulimin disa dekada me pare teksa orbitonte tokën në një fluturim 122 orësh për zbulimin e impjanteve të fshehura bërthamore.

Ai fotografoi rreth 100 anomali që kishte pikasur në zonën e Atlantikut pranë Karaibeve dhe hodhi idenë se njollat e errëta në pamjet e tij ishin anije të mbytura.

Duke punuar privatisht për disa dekada, Gordon kishte krijuar një hartë me të cilën tentonte të zbulonte thesare në vlera të mëdha.

Para se të vdiste ai ndau studimet e tij me mikun e tij të vjetër, gjuetarin e thesareve Darrell Miklos i cili vijoi aventurën duke u bashkuar me grupe eksploratorësh në zbulimin e rrënojave.

Në një episod të dokumetarëve të Discovery UK, tregohet sesi Miklos zhytet në një prej vendndodhjeve në ujëra të errëta, ku zbulon rrënojën magjepsëse të anijes.

Teksa zbulon rrënojën Miklos thotë: “Shikojeni, kjo është fantastike. Zbulova rrënojën siç më tregoi Gordo!”

Teksa grupi zhytej më thellë, ata mësonin më shumë për zbulimin e bërë.

Një anëtar i grupit tha: “Nuk besoj se ka gjë këtu, por shigjeta i ka rënë pikës.”

Zbulimi emocionoi Miklos pasi me të realizonte ëndrrën e mikut të tij Cooper.

“Ka më shumë se 60 vendndodhje të tilla që na presin. Besoj se është detyra ime të realizoj atë që Gordo nuk mundi dot të bënte.”

Gordon Cooper shkroi historinë e tij si astronaut, duke u bërë amerikani i parë që kaloi një ditë të tërë në hapësirë, i pari që arriti të flejë në hapësirë, dhe i fundit që kreu një mision orbital i vetëm.

FOTO GALERI
4/4
Miklos vijoi aventurën duke u bashkuar me grupe eksploratorësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA