Rikthehet “Ritfolk”…koncert akustik virtual për të gjithë fansat këtë mbrëmje Krishtlindjeje

25/12/2020 18:11

Mbrëmjen e sotme grupi i famshëm shqiptar “Ritfolk” do të rikthehet me një koncert akustik virtual.

Me rastin e  30 viteve muzikë ata do të kenë një dhuratë për fansat këtë mbrëmje Krishtlindjeje. Të gjithë fansat e këngës së famshme “Ëndërroj “ do të kenë mundësinë që ta ndjekin.

Këngëtari Altin Goci, vokalisti i grupit mori pjesë në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi se koncerti virtual është një projekt i financuar nga BE. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mirë e të shëndetshëm.

“Kjo këngë është një mesazh që përcjell ëndrrat e gjithë shqiptarëve për të qenë drejt BE-së. Janë këngët më të bukura të Ritfolkut. Është një dhuratë për të gjithë shqiptarët për t’i qetësuar, për t’i kënaqur pas këtij vitit të keq që kaluam. Vitin tjetër mbush 30 vjeç kjo këngë. Këngët e grupit nuk i këndojnë vetëm brezat tanë por edhe ata të vitit 2000. Shpresoj që vetëm të mira e vetëm të mira dhe sa më shumë shëndet sepse ai është kryesori për këtë vit që vjen”, tha Goci.

Këngëtari gjithashtu ka performuar edhe me dy vajzat e saj këngën e famshme të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Top Channel