Predikuesi kristian thotë se monolitët misteriozë janë një sinjal i ‘Rendit të Ri Botëror’ të Satanit

25/12/2020 16:53

Predikuesi evangjelist i apokalipsit Paul Begley ka thënë së fundmi në referatet e tij se një grup misterioz i quajtur “Iluminati” kontrollojnë fshehtësisht botën dhe kanë nisur të tregojnë dorën e tyre të ligë, teksa afron apokalipsi.

Predikuesi i famshem kristian amerikan shton më tej se forcat Satanike që kërkojnë krijimin e “rendit të ri botëror” janë përgjegëjse për zhdukjen e 13 monolitëve të shfaqur në të gjithë botën.

Begley thotë se grupi djallëzor “Iluminati” i cili fshehtësisht kontrollon botën, tani po e tregon hapur veten e tij pasi “fundi po afrohet”.

Instalacionet e çuditshme prej metali që kishin nisur të shfaqeshin nëpër botë prej muajit të kaluar, arritën numrin 13, për çka predikuesi i apokalipsit thotë se njihet si numër i pafat: “13 monolitët e iluminatëve … në 13 vendndodhje të ndryshme, është arsyeja përse e them këtë. Disa njerëz shqetësohen se mund të jetë një pushtim alien, apo se një mashtrim i madh është duke ndodhur”.

Ai shton më tej: “Unë mendoj se … një pjesë e Iluminatëve të këtij rendit të ri botëror, që njihet ndryshe si Mbretëria e Bishave, ose e qeverisë botërore, mendoj se janë të lidhur me monolitët”.

Profeti i njohur i internetit shtonte se disa evente të vitit 2020 si “Ylli i Krishtlindjes”(eklipsi i Saturnit me Jupiterin)  apo sëmundjet e përhapjes masive të karkalecave janë profeci biblike të ardhjes së dytë të Jezus Krishtit, të cilat po realizohen.

Eventi i rrallë qiellor mes Jupiterit e Saturnit mund të shihej me sy të lirë natën e Solsticit të Dimrit, ndërsa pastori Begley shtonte në një koment të fundit: “Të gjitha këto gjëra po ndodhin në të njëjtën kohë. Ndiqni sinjalet biblike: karkalecat, tajfunët, erërat monsun. Ylli gjithashtu u shfaq në qiell, gjëra që nuk ishin parë që prej vitit 1226.

“Tani që profecitë po zbulohen, edhe zhgënjimi i madh po del në dritë; Iluminatët po shfaqin planin e tyre për të mashtruar botën dhe për të mundur Jezus Krishtin, por Satani tashmë ka humbur prandaj ju duhet t’ia jepni jetën tuaj Jezus Krishtit”, përfundon ai.

FOTO GALERI
1/6
Me heret Paul Begley, ka thene se fundi i botës vjen në 21 dhjetor 2020

Top Channel